Tuhel prezantohet si trajneri i Anglisë dhe u kërkon falje tifozëve britanikë: Më vjen keq, kam vetëm pasaportën gjermane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2024 | 16:36

Tuhel prezantohet si trajneri i Anglisë dhe u kërkon falje tifozëve britanikë: Më vjen keq, kam vetëm pasaportën gjermane

Tomas Tuhel është prezantuar sot si trajneri i ri i përfaqësues së Anglisë, duke marrë drejtimin e saj me një kontratë që fillon më 1 janar 2025 dhe ka si qëllim të vetëm fitoren e Botërorit 2026.

tuhel

Tuhel u bë kësisoj trajneri i tretë jo-britanik që drejton këtë përfaqësuese, pas Erikson dhe Kapelo. Por pavarësisht pakënaqësisë së tifozëve që nuk e dëshironin një gjerman në drejtim, ai insistoi se ishte i duhuri për këtë detyrë dhe se do të përpiqej t’u mbushte mendjen të gjithëve.

“Më vjen keq, kam vetëm pasaportën gjermane”, tha ai duke buzëqeshur. “Por të gjithë këta mbështetës që janë kundër, mund ta ndjejnë pasionin tim për kampionatin anglez, se sa më pëlqen të punoj këto, se si më pëlqen të jetoj këtu. Shpresoj që t’i bind se jam krenar që jam një trajner i Anglisë.

Kontratë e shkurtër? Unë kam eksperiencë me 18 muaj, po punoj me punën afatgjatë. Në rastin në fjalë, e rëndësishme ishte që të kishte një afat të caktuar, edhe pse është një hap drejt të panjohurës për mua”, tha Tuhel para mediave.

Ai foli edhe për çështjen e himnit të Anglisë, pasi u ngacmua nga mediat nëse do ta këndonte atë. “Me sa kam folur, është çështje personale. Unë nuk kam marrë ende një vendim. Unë dua të jem i ndershëm me ju. Himni juaj është shumë prekës’, tha Tuhel.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"