Turam më shumë “gjahtar” goli dhe Dimarko me lëvizje të një sulmuesi të fshehur, si trajneri Inzagi ka transformuar Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2024 | 13:00

Turam më shumë “gjahtar” goli dhe Dimarko me lëvizje të një sulmuesi të fshehur, si trajneri Inzagi ka transformuar Interin

Simone Inzagi nuk kopjon. Në skuadrat e mëdha edhe mund të ndodhë kjo histori, por ai ka zgjedhur një tjetër rrugë.tgykiyuKa zgjedhur që të modifikojë skuadrën e tij sepse kështu arrin të marrë më të mirën. Kush e ka pasur trajner dhe e njeh nga afër thekson se tre janë karakteristikat e tij kryesore: E para, njohje enciklopedike për lojtarët e tij qoftë italianë apo të huaj. E dyta, raporti pozitiv që arrin të vendosë me të gjithë skuadrën dhe e treta kapaciteti për t’u gjetur pozicionin e duhur futbollistëve për të shprehur veten. Qoftë brenda një ndeshjeje apo për një transformim përfundimtar. Dhe pikërisht këtu trajneri kërkon të motivojë lojtarët e tij duke përmirësuar detajet.

TURAM I RI- Në këtë princip është duke u rindërtuar edhe Interi, edhe ai i këtij sezoni që do të kërkojë titullin kampion të dytë radhazi. Diçka ndryshe është vënë re në këto ndeshjet e para. Turam më shumë sulmues, në krahasim me kampionatin e kaluar dhe në krahasim me karrierën e tij. Kundër Torinos ka luajtur më i avancuar në fushën e lojës dhe Lautaro i tërhequr. Të dy kanë qëndruar afër njëri-tjetrit. Markus qëndron më shumë afër zonës kundërshtare, sulmon portën dhe është një pikë referimi për topat në ajër. Tashmë janë 3 gola, nuk është rastësi. Por nuk është ndryshimi i vetëm që ka bërë Inzagi. Mjafton të shohësh lojtarët e tjerë lëvizës, vetëm Açerbi është “besnik” i vetvetes. Çalhangolu është maja e ajsbergut, i transferuar në organizator në vjeshtën e vitit 2022 përpara ndeshjes në Barcelonë në Champions. Çalha gjithashtu provon të impostojë si mbrojtës qendror afër Açerbit. Dhe për më tepër ndihmon shumë mbrojtjen. Lautaro është një tjetër shembull. Ishte ndihmësi i Lukakut dhe u shndërrua në sulmuesin kryesor pas largimit të belgut.

SFIDAT E REJA- Lista është e gjatë dhe mund të vazhdojmë ende. Inzagi ka shtuar akoma më shumë bagazhin taktik të Barelës. Sot ai është më shumë qarkullues topi sesa inkursor. Ndërton lojë dhe nuk shkatërron. Mori Mkitarianin si sulmues të dytë dhe e ka zbritur në mesfushë për të ndërtuar një treshe magjike me Bastonin dhe Dimarkon. Pikërisht një nga lëvizjet që solli yllin e dytë në fanellën zikaltër. Lojtarët e krahëve i shtyn shumë përpara, ndërsa vitin e kaluar arriti të “shpikte” golin e ëndërruar për çdo trajner. Krosim nga një qendërmbrojtës dhe gol nga një tjetër qendërmbrojtës me aksion. Dimarko ka lindur mbrojtës krahu me 4 në mbrojtje dhe është transformuar në një lojtar total dhe si një sulmues i fshehtë.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Dumfrisin. Me Holandën luan në mbrojtje, tek Interi më i avancuar. Bastoni është shndërruar në një organizator loje në krah duke shërbyer krosime pafund. Por edhe Pavar e ka modifikuar veten. Zgjodhi Interin për të luajtur si qendërmbrojtës, por është duke luajtur si mesfushor. Kundërshtarët e kanë shumë të vështirë që të lexojnë këto lëvizje, që ndonjëherë ndodhin edhe brenda ndeshjes. Por kjo është një metodë që lojtarët të kenë stimuj më shumë për të punuar. Titulli numër 21 kalon edhe nga këto sfida. Deri në “shpikjen” tjetër, ndoshta edhe Açerbi do të ndryshojë.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"