TURI I FRANCËS 2024/ Jasper Philipsen fiton Etapën 10, Pogacar ruan kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2024 | 21:50

TURI I FRANCËS 2024/ Jasper Philipsen fiton Etapën 10, Pogacar ruan kreun

Pas një dite pushim edicioni i 111-të i Tu rit të Francës është rikthyer dje me etapën e dhjetë, Orleans – Saint Amand Montrond (187.3 km). Triumfues doli Jasper Philipsen i skuadrës Alpecin-Deceunick, teksa belgu bëri më mirë nga të gjithë në sprintin final që pa të mbërrinin në finish një grup prej 137 çiklistësh.

AP24191577415962

Philipsen e ndali kronometrin në kohën 4:20:06, ndërsa pas ti u klasifikua Biniam Girmay (Intermarche-Wanty) dhe Pascal Ackermann (Israel-Premier Tech). Pas një ritmi shumë të ulët në fillim me grupin që qëndron kompakt, në fund Philipsen bëri diferencën duke “i djegur” rivalët në metrat e fundit për të siguruar fitoren e parë në këtë edicion të Turit të Francës. Ai pati një ndihmë të jashtëzakonshme nga shoku i skuadrës, Mathieu van der Poel, i cili drejtoi deri në finish, duke i hapur rrugën e këtij suksesi.

Ndërkohë për sa i përket fanellës së verdhë nuk ndryshon asgjë, pasi Tadej Pogacar vijon të jetë lider i Turit të Francës 2024. Slloveni i skuadrës së Emirateve të Bashkuara Arabe, ruan avantazhin prej 33 sekondash nga belgu Remco Evenepoel (Soudal Quick-Step), ndërsa ka epërsi 1 minutë e 15 sekonda nga vendi i tretë që mbahet nga Jonas Vingegaard. Danezi i ekipit Visma pas rreth 100 km nga gara pati një shpim, por fatmirësisht gjithçka shkoi pa pasoja për të. Asfalti i lagësht për shkak të shiut parandaloi tentativat e çmendura të arratisjes, me çiklistët që patëm ritëm të ngadaltë duke qëndruar të bashkuar. 60 kilometra nga finishi era i shkartisi disi kartat, por situata u qetësua shpejt dhe çiklistët i bashkuan sërish.

Sot do të jetë radha për etapën e 11-të, Evaux les Bains – Le Lioran (211km). Në Turin e Francës garojnë 174 çiklistë nga 22 skuadra dhe do të jenë gjithsej 21 etapa për një numër total prej 3,498 km. Aktiviteti ka nisur më 29 qershor me tre etapat e para në Itali dhe do ta ulë siparin më 21 korrik me parakalimin tradicional në Paris.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"