TURI I FRANCËS 2024/ Tris nga Girmay, Pogacar mbron fanellën e verdhë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2024 | 17:45

TURI I FRANCËS 2024/ Tris nga Girmay, Pogacar mbron fanellën e verdhë

Biniam Girmay a fitu ar edhe etapën e 12- të të Turit të Francës 2024, një garë me itinerar Aurillac – Villeneuve sur Lot, për një distancë 203,6 km. Ky ishte suksesi i tretë për çiklistin nga Eritrea të skuadrës “IntermarcheWanty”, i cili mposhti në sprintin final belgun Wout Van Aert “Team Visma Lease a Bike” dhe francezin Arnaud Demare “Arkea B&B Hotels”.

c01eed90-3856-11ef-8c4c-0b2da78a9418

Girmay regjistroi kohën 4:17:15, duke e mbyllur me festë etapën. Ndërkohë për sa i përket klasifikimit të përgjithshëm, Tadej Pogacar “Team Uae Emirates” e mbron sërish fanellën e verdhë dhe mbetet lideri i edicionit të 111-të të Turit të Francës. Pogacar regjistron 1 minutë e 6 sekonda avantazh nga belgu Remco Evenepoel “Soudal Quick-Step” dhe 1 minutë e 14 sekonda epërsi nga danezi Jonas Vingegaard i skuadrës “Visma Lease a Bike”, fitues në dy sezonet e fundit në Francë. Pjesa e parë e garës u karakterizua nga një shkëputje e përbërë nga francezët Anthony Turgis (TotalEnergies) Valentin Madouas dhe Quentin Pacher (Groupama – FDJ), si dhe norvegjezi Jonas Abrahamsen (Uno-X Mobility), të cilët përfituan pothuajse tre minuta avantazh kjo edhe falë një rrëzimi në mes të grupit ku u përfshi edhe lideri Tadej Pogacar, por fatmirësisht pa asnjë pasojë. Megjithatë grupi e rriti ritmin dhe u bashkua 50 km nga finishi.

Për tu veçuar ishte edhe rrëzimi masiv 12 km nga fundi i garës, një rrëzim me pasoja për Primoz Roglic, i cili mbërriti në finish me rreth 2 minuta vonesë. Sot do të jetë radha e etapës së 13-të, AgenPaum me distancë 165.3 km, një garë që i shkon për shtat çiklistëve të shpejtësisë. Në Turin e Francës garojnë 174 çiklistë nga 22 skuadra dhe do të jenë gjithsej 21 etapa për një numër total prej 3,498 km. Aktiviteti ka nisur më 29 qershor me tre etapat e para në Itali dhe do ta ulë siparin më 21 korrik, ku për herë të parë që prej vitit 1905 eventi do të mbyllet në Nice. Një ndryshim ky që ka ardhur për shkak të afërsisë me ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike që do të mbahet më 26 korrik në Paris.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"