Turi i parë i Kupës/ Vora luan “tenis” me Gramshin, Lika dhuron “show” në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2024 | 14:25

Turi i parë i Kupës/ Vora luan “tenis” me Gramshin, Lika dhuron “show” në fushë

Vora ka kaluar turin e parë të Kupës me një fitore të thellë ndaj Gramshit, 6-1, në shtëpi. Trajneri Bellai hodhi në fushë lojtarët e ekipit U-21 dhe vetëm pak nga formacioni bazë. Që në fraksionin e parë, Vora shënon 4 gola dhe pas kësaj, Bellai i zëvendëson këta të fundit.VORA GRAMSHINdërkohë, Gramshi ka lënë në stol vetëm kapitenin, Mikel Goga të cilin ka dashur ta ruaj për ndeshjen e kampionatit.

Ndeshja- Vora dominon lojën, teksa sulmet e saj finalizohen vetëm pas 19 minutash, ku mbrojtësi Xhika ndali në mënyrë të gabuar Likën, dhe penallti. Gjuajtjen e merr përsipër vetë Lika që nuk fal dhe 1-0 për Vorën. Pas 11-minutash, është i riu Rajmond Marinaj që dyfishon, ndërsa Xhej Rushit, qendërsulmuesi që luajti si titullar në rolin e lituanezit Ruzgis, tregoi se e kryen mjaft mirë atë rol, ku shënoi golin e tretë. Gramshakët shkurtojnë diferencën me një supergol, një minutë para fundit të pjesës së parë, me autor Luiz Dedja.

Sapo topi vihet në qendër, Gresild Lika tregohet fenomenal, teksa driblon një e nga një të gjithë mbrojtësit e Gramshit, por edhe portierin, duke vulosur fraksionin e parë 4-1 për Vorën. Kaq ishte dhe misioni i tij, se më pas do të zëvendësohet me të riun Basha. Në pjesën e dytë, Vora dominon në lojë dhe gola. Vendasit thellojnë rezultatin edhe me dy gola të tjerë, që shënohen nga Rigers Hoxha dhe Dijar Nikqi, që vulosin kualifikimin e Vorës me rezultatin e thellë 6-1. Pas përfundimit të takimit trajneri Bellai ka zhvilluar një seancë të plotë stërvitore me titullarët.

VORA – GRAMSHI 6-1

GOLAT: Lika 19’(11-m), 45’, Marinaj 30’, Rushit 42’, Hoxha 56’, Nikqi 78’ / Dedja 44’

VORA: Jata, Duka, Hasrama, Marinaj, Mata, Ntepe (Spahiu 46’), Lika (Basha 54’), Sefa, Vrapi (Hoxha 46’), Nikqi, Rushiti; (Në dispozicion: Ruçi, Aneni, Avdiu, Bardhi, Geci, Shehi, Tabaku). Trajner: Arian Bellai

GRAMSHI: Sagani, Shehi, Xhika, Dedja, Muzhaqi (Liçe 46’), Xhelili, Baku (Lena 46’), Malaj, Dhima (Zogu 46’), Lila (Goga 46’), Ajazi (Barb 59’);(Në dispozicion: Bermudes). Trajner: Etlem Çapja

Kartonë të verdhë: Hoxha 57’ / Ajazi 51’, Dedja 55’

Gjyqtarë: Xh. Bacaj, A. Laska (Laç), O. Loci, E. Gryka (Fushë Krujë)

Vëzhgues: Krenar Brahja (Tiranë)

Delegat: Eraldi Sherra (Shijak)

ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"