Turneu i kupës “Lefter Millo” në Vlorë, përkujtohet ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2024 | 16:43

Turneu i kupës “Lefter Millo” në Vlorë, përkujtohet ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare

Është organizuar në Vlorë turneu i kupës “Lefter Millo” në nder të ish-futbollistit shqiptar. FSHF dhe ekipi i veteranëve të Flamurtarit ishin organizatorët, ndërsa morën pjesë lojtarë si Vasil Ruçi, Perlat Musta, Ledio Pano, Demollari dhe Ilir Lame.

turneu lefter millo

Të ftuar ishin ndërkohë dhe një ekip nga Larisa ku Lefter Millo kaloi një pjesë të karrierës.

Njoftimi i FSHF-së:

“Federata e Futbollit dhe ekipi i veteranëve të Flamurtarit organizuan në Vlorë turneun e kupës “Lefter Millo” për të nderuar futbollistin shqiptar i cili u nda nga jeta në moshën 31 vjeçare pas një aksidenti në Greqi.

Pjesë e këtij aktiviteti ishin emra të mëdhenj të futbollit shqiptar si Vasil Ruci, Perlat Musta, Ledio Pano, Sulejman Demollari, Ilir Lame dhe shumë të tjetër, ndërsa mori pjesë dhe një ekip përfaqësues nga Larisa ku Millo ka kaluar disa vite të karrierës së tij.

Para nisjes së turneut u organizua dhe një ceremoni e veçantë ku vëllait të Lefter Millos iu dorëzua një kupë simbolike dhe fanella e Kombëtares kuqezi me numrin 11 – Lefter Millo forever.

Ne karrierën e tij Lefter Millo luajti për Luftëtarin, Partizanin, ekipin Larisa në Greqi dhe Kombëtaren shqiptare”, shkruan FSHF.

12 123

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"