“Turp”, Gvozdenoviç pas humbjes së Elbasanit: E marr të gjithë përgjegjësinë, i gjithë problemi erdhi pas…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2025 | 22:39

“Turp”, Gvozdenoviç pas humbjes së Elbasanit: E marr të gjithë përgjegjësinë, i gjithë problemi erdhi pas…

Elbasani u mposht nga Laçi me rezultatin 1-2. Pas ndeshjes foli trajneri i verdhebluve, Ivan Gvozdenoviç.

bandicam 2025-01-26 19-35-59-529

Gvozdenoviç nuk e fshehu mërzinë për humbjen e marrë.

“Jam shumë i mërzitur, jemi për kritika. Goli i parë vjen shumë shpejt, nga minuta e 5-të. Pastaj nuk ishim të përqëndruar, jam shumë i mërzitur dhe turp, të gjithë përgjegjësinë do e marrë. Do bëjmë analizë. Laçi meritoi të fitonte sot, ishte skuadra më e mirë, më e shpejtë, agresive dhe e qetë. Dua të uroj sukses tek ekipi i Laçit.

Ne ishim përgatitur mirë, por problemi në fillim. Nuk kuptoj, por do flasim me lojtarët dhe të bëjmë analiza. Nga fillimi nuk kapëm ritmin e lojës. Nuk mund të pësojmë golin në minutën e pestë. Krijuam raste, por te pasimi i fundit nuk ishim të qetë. Ishte ditë e keqe për ne.

Dhe Lila dhe Kasa kanë shpejtësi për 4-4-2 si romb. Dhe për sulmuesit, Tsage dhe Ze Gomesh. Sot nuk kishte “ëinger”, vetëm Lajthia kur u aktivizua. Humbim thellësi. Vetëm Lajthia ka shpejtësi dhe mund të sulmojë topin prapa shtëpi. Tsage është lojtar afër portës, luan mirë me shpinë.

I gjithë problemi vjen pas golit. Laçi mund të bëjë presion. Pas golit ne humbëm përqëndrim, topin e dytë, gjithmonë me ritëm kundër. Ishim penguar me golin që erdhi shumë shpejt dhe për këtë jam i mërzitur”, u shpreh Gvozdenoviç për RTSH.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"