Turpërim historik për Bosnjën, Gjermania vendos rekord në Ligën e Kombeve
Gjermania shpartalloi me rezultatin 7 me 0 Bosnjën në duelin e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Kjo ishte hera e parë në histori që kombëtarja ballkanase pëson 7 gola në një ndeshje, duke përfshirë edhe miqësoret. Asnjëherë më parë kjo kombëtare nuk kishte pësuar 7 ose më shumë gola.
Ndërkohë në krahun tjetër, Gjermania regjistroi fitoren më të thellë në historinë e Ligës së Kombeve. Rekordi i mëparshëm ishin katër fitore 6-0, të regjistruara nga Zvicra kundër Islandës, Spanja kundër Kroacisë dhe Gjermanisë dhe Turqia kundër Lituanisë.
Además, Bosnia-Herzegovina ha concedido 7+ goles en un partido (incluyendo amistosos) por PRIMERA VEZ en su historia. https://t.co/5lq2tWHK24
— MisterChip (Alexis) (@2010MisterChip) November 16, 2024
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"