Postuar: Dhjetor 28, 2024 | 9:57
U arrestua në Gjermani, Florian Marku lë qelinë. I ndalohet dalja nga vendi
Florian Marku ka lënë qelinë në Gjermani. Më 18 dhjetor u përhap lajmi i papritur për arrestimin e boksierit shqiptar, ndërsa më pas u mësua se gjithçka ishte për llogari të Greqisë.
Kjo pasi Marku është dënuar me burg për një sherr në Greqi të ndodhur vite më parë. Autoritetet greke e kishin shpallur në kërkim.
Tashmë raportohet se ndalohet dalja e tij nga Gjermania. Marku po gjykohet i lirë, teksa autoritetet greke presin ekstradimin.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"