U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë, Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2024 | 19:47

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë, Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës

Ernest Muçi ka qenë me të vërtetë i pafat në ditët e fundit, teksa është dëmtuar në ndeshjen e parë si titullar pas shumë kohësh në radhët e Kombëtares shqiptare të futbollit. Sulmuesi e nisi nga minuta e parë sfidën ndaj Ukrainës, por u zëvendësua pak minuta pasi filloi pjesa e dytë e takimit, për shkak të problemeve muskulore.

bandicam 2024-11-19 21-51-39-861

Një dëmtim që është konfirmuar se do ta lërë për të paktën dy javë larg fushave të lojës për klubin e Beshiktash, ku ai ishte kthyer në një nga lojtarët më në formë. Nëpërmjet një komunikate zyrtare, klubi bëri të ditur se testet që i ishin bërë lojtarit për problemet në kofshën e majtë, kishin pikasur tërheqje dhe hemoragji të brendshme. Kështu, ai kishte nisur menjëherë fazën e terapisë me stafin mjekësor për rikuperimin.

Sipas mediave turke, ky lloj dëmtimi do të lërë Muçin të paktën dy javë jashtë, duke humbur ndeshjet e kampionatit ndaj Goztepe dhe Hatajspor, ashtu si edhe sfidën e Ligës së Europës ndaj Makabi Tel Aviv. Në klub shpresojnë që të arrijnë të rikuperojnë Muçin për derbin e ethshëm ndaj Fenerbahçes që luhet më datë 7 dhjetor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"