Postuar: Tetor 30, 2024 | 20:14
U dëmtua pas 6 minutash në fushë, mesfushori i Kombëtares shqiptare mbyll vitin: Shpresoj t’ju…
Mesfushori i Kombëtares, Adrion Pajaziti u dëmtua në sfidën e fundit mes Goricës dhe Istrës, teksa ka mbyllur vitin, pas lëndimit në kofshë.
Fati i keq për të, që në minutën e gjashtë të takimit pësoi një dëmtim, që do t’i kushtojë shtrenjtë.
Kujtojmë se Pajaziti ishte surprizë nga Silvinjo në listën e Kombëtares për tetorin. Mesfushori 21-vjeçar është në huazim te Gorica nga klubi i Fulham.
“Fatkeqësisht, kam marrë një dëmtim të kofshës që do të më mbajë jashtë për muajt e ardhshëm. Dashtë Zoti, shpresoj t’ju shoh të gjithëve në vitin e ri edhe më të fortë”, ka shkruar Pajaziti në “Instagram”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"