U eliminuan në Kupën e Italisë, trajneri i Leçes justifikon lënien në stol të Ramadanit dhe komenton debutimin e shqiptarit tjetër: Keqardhje!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2024 | 18:51

U eliminuan në Kupën e Italisë, trajneri i Leçes justifikon lënien në stol të Ramadanit dhe komenton debutimin e shqiptarit tjetër: Keqardhje!

Leçe u eliminua nga Sasuolo në Kupën e Italisë me rezultatin 0 me 2, në sfidën e vlefshme për fazën e 1/16. Ylber Ramadani u la në stol me mjaft titullarë të tjerë nga trajneri Luka Goti, që e justifikoi më pas në prononcimin pas ndeshjes. Po ashtu foli shkurtimisht dhe për aktivizimin e Fabio Hasës në pjesën e dytë.

F

“E premtja është shumë afër për ne. Ne duhet t’i ruanim për të premten dhe të rikuperoheshim pas ndeshjes me Parmën, që na la disa probleme. Ka shumë djem të rinj me pak eksperiencë që vijnë nga shtete të tjerë.

Nuk dëshiron të humbasësh ndeshje të tilla, unë nuk doja të eleminohesha. Ndihesha sikur kisha krijuar një skuadër të përzier me eksperiencë dhe të rinj, me tentativn për t’i testuar djemtë e rinj”, u shpreh fillimisht Goti për titullarët e zakonshëm që u lanë në stol.

Hasa? “Më vjen keq që luajti kaq pak, por ai është i pasimeve të shkurtëra”.

Në këtë mënyrë trajneri tregoi keqardhje për Hasën, që e pati dhe ndeshje debutuese me Leçen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"