U gjetën te kioska që shet ushqim për tifozët, minjtë vazhdojnë të jenë vizitorë në “Old Trafford”
Mançester Junajtid është goditur nga probleme higjiene në “Old Trafford”, ndërsa në stadiumin e gjigantëve të futbollit anglezë vazhdojnë të lodrojnë minjtë.
Brejtësit u zbuluan në një vizitë të fundit nga inspektorët e higjienës dhe klubi mori një vlerësim me dy yje nga pesë të mundshme në raportin e fundit të higjienës.
Zyrtarët e klubit po punojnë me partnerët e kontrollit dhe këshillin lokal dhe po zbatojnë një sërë masash që synojnë trajtimin e problemit. “Mail Sport” zbuloi se inspektorët gjetën prova të shfaqjes së minjve në një suitë korporate në nivel tokësor dhe në një kioskë që u shet ushqim tifozëve.
Më pas ata e ulën vlerësimin e Junajtid për higjienën e ushqimit nga katër në dy dhe urdhëruan që të bëhen përmirësime. Problemi i higjienës vjen për shkak të vendndodhjes së stadiumit të famshëm, midis një kanali dhe një linje hekurudhore.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"