“U goditëm në pikën më të fortë”, Nikaj: Panadiçin e kapën dhimbjet e stomakut! Unë jam shkodran, s’e ndryshoj filozofinë e lojës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2024 | 19:15

“U goditëm në pikën më të fortë”, Nikaj: Panadiçin e kapën dhimbjet e stomakut! Unë jam shkodran, s’e ndryshoj filozofinë e lojës

Trajneri i Pogradecit, Samuel Nikaj, foli pas humbjes 1-0 që skuadra e tij pësoi në transfertë ndaj Lushnjës. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “RTSH”, tekniku shkodran ndër të tjera deklaroi:  

nikaj

“E kisha llogaritur që do të ishte një ndeshje shumë e vështirë, që do të ndaheshe me një gol. Të dy skuadrat kanë pretendimet për të qenë në 6 të parat. Fati ishte me Lushnjën, u zgjidh nga një episod. U goditën në pikën më të fortë, shtatlartësinë. E dija që fusha ishte me cilësi të dobët. Nuk do ta bëjmë dramë, do të shikojmë përpara në ndeshjen e radhës.  

Do të pajtohemi me humbjen. Panadiç, ka qenë me virozë, të cilën nuk po e menaxhon sicc duhet stafi mjekësor. Menduam që ka kaluar. Është lojtar i mirë, cilësor. Pati kriza në stomak, doli nga loja. Na prishi shumë punë.  

Nuk jam pishman për asgjë, futa 2 qendërsulmusa për thellësi. Topllari e lashë si 10-ç. E studiova ndeshjen e Lushnjës në Peshkopi. Nuk është se ishim keq, deri në momentin e pësimit të golit. 

Fusha nuk të le të luash topin poshtë, kjo fushë nuk të linte. Në mesfushë futa dy 6. Në pjesën e dytë futa 2 ndërtues, por ishte e pamundur për shkak të fushës.  

Lojtarët i ndërrova, për ndryshimin e skemës taktike. Magani është një nga trajnerët më të mirë në Shqipëri. Ishte si lojë shahu, e humbëm me një lëvizje të gabuar, kaq ishte diferenca.  

Ishte e pamundur të luanim topin me stacione për shkak të fushës. E qarkullonim topin me shumë vonesë. Ishte e pamundur të gjenim hapësira, nuk të linte mundësi fusha të luaje shpejt.  

Beçka është lojtar shumë i mirë, ndeshjen e parë startoi si titullar, këtë ndeshje e kisha menduar me standarte. Ky ishte perceptimi që kisha për Lushnjën. Përgjegjësitë e përzgjedhjes i marr unë.  

Sot luajtëm bllok i mesëm dhe bëmë presing lartë. Këto 2 vite jam munduar të fus mentalitet fitues. Kemi luajtur për fitore në ndeshjen jashtë. Unë jam shkodran, nuk mund ta ndryshoj filozofinë e lojë, me atë lojë jemi rritur, me 2 sulmues”, deklaroi Nikaj.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"