U kthye nga dëmtimi me gol, Vllaznia rigjen Ildi Grudën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2024 | 19:52

U kthye nga dëmtimi me gol, Vllaznia rigjen Ildi Grudën

Vllaznia rigjeti fitoren pas 4 ndeshjesh në Superiore. Shkodranët kishin që nga dueli kundër Bylis në datën 22 shtator 2024 ku triumfonin 2-0 që nuk merrnin pikët e plota në kampionat.GRUDADhe duhej të vinte klasikja me Tiranën për një sukses në shifrat spektakolare 3-4. Por shkodranët përveç fitores, “rigjetën” edhe një sulmues. Fjala është për Ildi Grudën, sulmuesin i cili ka vuajtur një dëmtim të gjatë që nga fundi i sezonit të shkuar.

24-vjeçari kishte vetëm pak sekonda në fushën e lojës, ku në minutën e 66-të gjeti golin për shifrat provizore 1-4 pas një skeme të ekzekutuar në mënyrë perfekte, që u finalizua në rrjetë mjaft saktë nga Gruda, i cili nuk gaboi përballë Selmanit. Ky ishte goli i parë për ish-sulmuesin e Teutës në këtë sezon. Numri 7-të e bëri debutimin e tij sezonal në javën e 10-të të kampionatit kundër Partizanit, ku pas dëmtimit u kthye të luajë 14 minuta në barazimin 2-2 ndaj të kuqve. Në ndeshjen kundër Tiranës ai zhvilloi 27 minuta lojë duke shënuar edhe gol.

Pra, minutat po vijnë në mënyrë graduale për sulmuesin e krahut që patjetër në fillim të sezonit ishte i projektuar si titullar. Në edicionin e shkuar shkodrani ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm te Vllaznia, ku me 8 gola të shënuar ishte golashënuesi i dytë më i mirë i sezonit për kuqeblutë, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për shkodranët. Vetëm Balaj, i cili u shpall edhe golashënuesi i sezonit të shkuar me 17 rrjeta, bëri më mirë sesa Gruda në radhët e nëntë herë kampionëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"