U kthye te goli pas një viti e gjysmë, Lukaku: I lumtur që i tregova botës se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2023 | 11:38

U kthye te goli pas një viti e gjysmë, Lukaku: I lumtur që i tregova botës se…

Romelu Lukaku është kthyer te goli me përfaqësuesen e Belgjikës pas një viti e gjysmë. Një shpagim për sulmuesin i cili shënoi të tre golat në suksesin 3-0 ndaj Suedisë në transfertë, duke treguar se vazhdon të jetë pjesë thelbësore e projektit nën drejtimin e trajnerit të ri Domeniko Tedesko.

lukaku

Lukaku ishte shumë i entuziazmuar pas sfidës, ku edhe festimi i golave ishte me gishtin para buzëve, si për t’u mbyllur gojën kritikëve që e kishin ”kryqëzuar” për paraqitjet me kombëtaren e pse jo, edhe me Interin në këtë sezon.

“Nuk ishte një ndeshje e lehtë, por ne jemi të kënaqur. Luajtëm mirë. Jam shumë i lumtur që munda të luaj kaq shumë minuta dhe t’i tregoj botës se çfarë mund të jap”

Ndjehem si një pikë referimi te kjo Belgjikë. Gjatë stërvitjes u përpoqa të përfshija të rinjtë dhe t’u tregoja atyre se puna e palodhur jep gjithmonë rezultat. Nuk do të kishte kuptim t’i bërtisja apo t’i keqtrajtoja. E di se çfarë do të thotë debutim sepse isha në vendin e tyre disa vite më parë. Të gjithë bënë mirë dhe tani ne mund të festojmë, ndonëse nga e hëna fokusi duhet të jetë te Gjermania. Ne mund të fitojmë

Trajneri Tedesko? Ne luajtëm një lojë më sulmuese me të. Nuk kishte shumë kohë për të punuar, por jam i lumtur. Ndryshimi nuk është gjë e keqe, nëse mbështetet nga rezultatet. Kupa e Botës? U zhgënjeva shumë. U futëm në grackë dhe u shpërqendruam nga zhurmat dhe kritikat e jashtme, por nuk u përçamë kurrë si skuadër. Kjo u duk edhe në këtë ndeshje: sapo shënova, të gjithë vrapuan të më përqafonin, si një familje. Tani do të duhet të ruajmë këtë frymë”, tha Lukaku pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"