U largua nga fusha me barelë, sulmuesi i Kombëtares qetëson tifozët: Shihemi së shpejti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2024 | 22:07

U largua nga fusha me barelë, sulmuesi i Kombëtares qetëson tifozët: Shihemi së shpejti

Pamjet e Arbnor Mujës duke u larguar nga fusha e lojës me barelë gjatë ndeshjes mes Samsunspor dhe Fenerbahçes, shqetësuan jo pak tifozët që panë se si sulmuesi i Kombëtares shqiptare u largua mes dhimbjesh nga terreni i lojës.

muja

Por për fat, dëmtimi që ka pësuar anësori i sulmit duket se nuk ka qenë shumë shqetësues sa mendohej fillimisht, siç ka lënë të kuptohet vetë ai nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“M’u desh të lija fushën e lojës për shkak të një dëmtimi të vogël. Çdo gjë duket në rregull për momentin. Shihem së shpejti”, ishte mesazhi i Mujës për të qetësuar tifozët.

dsffdssfddsffsdsfdsfdfsd

Muja po kalonte një formë shumë të mirë në këtë periudhë në kampionatin turk dhe kthimi i tij në radhët e Kombëtares dukej mëse i mundshëm. Tani mbetet të shihet nëse lojtari do të rikuperohet shpejt dhe të kthehet edhe një herë protagonist me Samsunspor, ashtu siç ishte para kësaj ndalese të padëshiruar.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"