U largua pas 3 ndeshjeve, ish-lojtari i Realit dhe Çelsit nxjerr zbuluar klubin grek: Nuk mund…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2024 | 17:32

U largua pas 3 ndeshjeve, ish-lojtari i Realit dhe Çelsit nxjerr zbuluar klubin grek: Nuk mund…

Klod Makelele ka mbetur mjaft i zhgënjyer nga eksperienca si trajner në Greqi me klubin e Asteras Tripolis. Ish-lojtari i Realit dhe Çelsit qëndroi vetëm 3 takime në krye, pasi sipas tij i ndërhynin në formacion.

Makele

“E dashuroj punën, por nuk mund ta pranoj kur njerëzit më ndërhyjnë dhe më tregojnë çfarë mundem ose jo të bëj. Më premtuan kontroll të plotë te skuadra. Supozohej të ishte vendimi im se kush do luajë apo jo.

Në ndeshjen e fundit, insistuan që një lojtar kyç duhet të qëndrojë në stol. Lojtari ka një rrogë të ulët, por është më i miri në skuadër. E aktivizova në 20 minuta dhe asistoi 2 herë dhe ne fituam ndeshje. Nuk donin që të luante. Mendonin se mund ta kontrollonin kur mund të luante sepse nuk kishte firmosur kontratë të re. E aktivizoja atë për shkak të kualitetit që kishte”, u shpreh Makele.

Gjatë aventurës te Asteras Tripolis, Makele fitoi ndeshjen e fundit dhe barazoi dy të parat. Klubi në fjalë mban aktualisht vendin e shtatë në renditjen e përgjithshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"