Postuar: Shtator 19, 2024 | 23:05
U përfol për kalimin në Çeki, mesfushori i Vllaznisë mund të nisë një aventurë të re në… Dubai
Rejan Alivoda mund të nisë një aventurë të re në Dubai te skuadra e Ittiha Kalba.
Vllaznia ka pretenduar jo më pak se 300 mijë euro për futbollistin, por ende nuk ka marrë një vendim nëse do e shesë apo jo.
Rikujtojmë që më parë Alivoda është përfolur edhe për një kalim te Slavia e Pragës në Çeki.
Mesfushori ka luajtur 91 ndeshje me kuqeblutë duke shënuar 6 gola në kampionatin shqiptar. Ai gjithashtu, ka luajtur edhe me Kombëtaren U-21 nën drejtimin e Alban Bushit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"