U përmbys nga Tirana, Gvozdenoviç merr përgjegjësitë e humbjes: Kemi nevojë për pikë, ja çfarë nuk shkoi ndaj bardhebluve
Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, analizoi duelin ndaj Tiranës, ku skuadra e tij u mposht me përmbysje 2-1. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas sfidës, tekniku serb, ndër të tjera deklaroi:
“15 minutat e para patëm probleme midis linjave. Me Rabiun u rregulluam, pastaj ishim mirë, kapëm lojën, Shënuam golin, ishim në ekuilibër, ishim skuadra më e mirë në ato momente. Pastaj pësuam gol, një gol shumë naiv. Duhet ta mbulonim më fortë dhe mos hapnim rrugën për golin. Dy golat e Prengës e vendosën golin. Jam i mërzitur, ishte përgjegjësia e imja, dua ta uroj Tiranën për fitoren.
Vitin e kaluar ishim më mirë jashtë se në Korçë. Tani jemi më mirë në Korçë se jashtë. Pjesa e parë nuk pati shumë probleme nga krahu i djathtë.
Goli erdhi shumë shpejt, reagova me zëvendësimet, por gabimi ndodhi. Në golin e parë Luço Vazkes duhet të shkonte më afër Vangjelit. Në golin e dytë duhet të ishim në ekuilibër. Jam shumë i mërzitur nga rezultati.
Kemi nevojë për pikë, kampionati është shumë i fortë, këtë vit është më i fortë. Në shumë ndeshje luajmë bukur, por na mungojnë pikët.
Jam trajner që mendoj të luajmë futboll të bukur dhe ofensiv. Tani jemi më të pjekur, tani kërkoj të luajmë bukur, por edhe me mendje, të rijmë në ekuilibër, kur ka mundësi të marrim edhe 1 pikë”, u shpreh Gvozdenoviç për mikrofonin e RTSH.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"