U plagos në konfliktin e ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli”, FSHF-ja ofron trajtim të specializuar për Luis Meçjan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2024 | 9:59

U plagos në konfliktin e ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli”, FSHF-ja ofron trajtim të specializuar për Luis Meçjan

Federata e Futbollit ka vendosur të ndihmojë Luis Meçjan, 14-vjeçarin që u plagos në konfliktin e ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli”.

Luis-Mece-1-2048x1365

Pas daljes nga spitali, futbollisti i akademisë së Dinamo City ka nevojë për fizioterapi. Luis Meçja do të trajtohet nga fizioterapistët e ekipit kombëtar në klinikën e specializuar në “Shtëpinë e Futbollit”. Shpenzimet do të mbulohen nga Federata e Futbollit gjatë gjithë trajtimit.

FSHF i uron shërim të plotë futbollistit Luis Meçja dhe rikthim sa më të shpejtë në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"