Postuar: Tetor 27, 2024 | 22:30
U prezantua bashkë me Deden, largohet pjesëtari i stafit të Bylisit: Nuk i janë përmbushur detyrimet financiare
Nevil Dede do të vazhdojë të drejtojë Bylisin pa ndihmësin të cilin i kishte caktuar klubi ballshiot. Mësohet se Rufat Gulijev, i cili u prezantua bashkë me teknikun në drejtimin e skuadrës, i ka dhënë lamtumirën ballshiotëve.
Guliev, i cili njëkohësisht drejtonte edhe ekipin e të rinjve të Bylisit, ka deklaruar për mediat në vendlindjen e tij, Azerbajxhan, se ka ndërprerë marrëveshjen me klubin shqiptar për shkak të problemeve financiare.
Sipas tij, klubi nuk kishte përmbushur detyrimet që i ishin premtuar sipas kontratës, ndaj kishte vendosur të shkëpuste marrëdhëniet me këtë klub.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"