U tall me Mbapenë, portieri i Argjentinës ndryshon mendje: Unë jam kukulla e tij, më shënoi 4 gola në finalen e Botërorit
Portieri i Argjentinës, Emiliano “Dibu” Martinez ishte një ndër lojtarët që shkaktoi më shumë polemika në Botërorin e Katarit. Ai u përfol për shkakun e talljeve të tij me kundërshtarët dhe veçanërisht me yllin francez Kilië Mbappe.
Në momentin e festimit të titullit para tifozëve në Argjentinë, gardiani mbante në duar imazhin e sulmuesit duke e kthyer në objekt tallës. Por së fundmi Martinez i ka habitur të gjithë me deklaratën për Mbapenë.
“Në atë moment më ra në këmbë diçka me fytyrën e Mbapesë nga tifozët, e mora se më bëri të qeshja, e rrëmbeva për dy sekonda dhe e ktheva, kaq. Si mund të tallesha me Mbape, më shënoi katër gola! Katër gola në finale… Ai duhet të mendojë se unë jam kukulla e tij! E përsëris, kam një respekt të jashtëzakonshëm për të, madje mendoj se ai është lojtari më i mirë francez që kam parë ndonjëherë”, tha Martinez.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"