Postuar: Nëntor 26, 2024 | 15:56
UEFA i beson shqiptarëve në Europë, pesë arbitra të Superiores udhëtojnë në Zvicër
UEFA i ka besuar arbitrave shqiptarë ndeshjen mes Luganos dhe Gent. Do të jetë Enea Jorgji kryesori i takimit që vlen për raundin e katërt të Ligës së Konferencës.
“Stockohorn Arena” në Thun të Zvicrës pret këtë takim, që luhet të enjten e 28 nëntorit ora 21:00.
Jorgji do të shoqërohet po nga arbitra shqiptarë. Kështu Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj janë asistentët e tij në Ligën e Konferencës, ndërsa arbitër i katërt qëndron Eldorjan Hamiti.
Marko Di Belo, italian, do të vendoset ndërkohë në VAR i shoqëruar nga Kreshnik Barjamaj.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"