UEFA i dha fitoren Rumanisë kundër Kosovës, Suedia kundërshton dhe bëhet gati për gjyq
Suedia mposhti 6 me 0 Azerbajxhanin në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve. Një rezultat i rëndësishëm për ta në Ligën C, pasi i dha mundësinë për të qenë më e mira e ligës dhe pritej të merrte pjesë në fazën “play-off” për t’u kualifikuar në Botërorin 2026.
Gjithçka ndryshoi në Ligën e Kombeve, pasi UEFA vendosi t’i japë fitoren 3-0 në tavolinë Rumanisë kundër Kosovës. Një favor i madh për rumunët ky rezultat në Ligën C, pasi ndeshja ndërkohë po shkonte drejt barazimit 0-0.
“Pas fitores, po prisnim njoftimin e UEFA-s për rezultatn e ndeshjes Rumani-Kosovë. Vendimi i marrë na ndikon keq ne. Ne po shohim mundësinë për ta dërguar më tej këtë çështje. Është thënë që sjellja jashtë fushës kishte impakt dhe ndikoi të dyja skuadrat bashkë me ne”, shkruan menaxheri i Federatës Suedeze të Futbollit, Kim Kalstrom në një deklaratë.
Kështu jo vetëm Kosova pritet të ankohet në “CAS” për vendimin, por gjithashtu dhe Suedia.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"