Ultimatumi nga Disiplina, zbuloni cili është gjyqi që ka humbur Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2024 | 19:27

Ultimatumi nga Disiplina, zbuloni cili është gjyqi që ka humbur Dinamo

Nga vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës sot ra në sy ai që i drejtohej Dinamos. 

komisioni-disiplina-fshf

Klubi “blu” mori një paralajmërim me afat 30 ditë, ndërsa shkruhej: “Pranimin e kërkesës së kërkuesit Infinity Sports. Futboll Club Dinamo City sh.a, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 14 datë 15.03.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin”.

Por për çfarë bëhet fjalë konkretisht? Panorama Sport mëson se është një detyrim i vjetër që klubi ka ndaj një kompanie menaxhimi.

Ato kanë fituar në Dhomën Kombëtares të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve dhe tashmë Dinamo është e detyruar të veprojë, pasi më parë ka dështuar në ekzekutimin e vendimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"