Uoker hedh në gjyq ish-partneren, shkak postimet në internet
Mbrojtësi i Mançester Sitit, Kajli Uoker, po mendon të ndërmarrë veprime ligjore kundër ish-zonjës së tij, për ta penguar atë të ndajë jetën e tyre personale në mediat sociale.
Miqtë e futbollistit pretendojnë se ai tashmë ka qenë në kontakt me avokatët, pasi influencuesja Laurin vazhdon të transmetojë ankesat e saj në internet. Një burim tha se Kajle po shikon me kujdes opsionet dhe është këshilluar dy firma ligjore për të mbrojtur fëmijët e tij.
Futbollisti ka katër djem me gruan Anie Kilner, e cila javën e kaluar bllokoi kthimin e tij në rezidencën e familjes së tyre prej 4 milionë paundësh. Burimi pohoi se Uoker dëshiron të mbrojë Roman, Rian, Reign dhe Rezon nga çdo dëm në internet, pasi Laurin vazhdon të postojë pas grindjes së tyre të ashpër në gjykatë muajin e kaluar.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"