Valbona analizon humbjen ndaj Kukësit, drejtueisit paralajmërojnë ekipin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2024 | 14:25

Valbona analizon humbjen ndaj Kukësit, drejtueisit paralajmërojnë ekipin

Valbonës i rrëshqitën nga duart tri pikët ndaj Kukësit, që nisi t’i “gatoi” që në minutën e 4-t me golin kapiteni Agustin Mashi. Në pjesën e dytë ishte Beshiraj i Kukësit që me dy gola përmbysi vendësit.

Valbona

Të pakënaqur kanë dalë nga tribuna tifozët e Valbonës, të cilët mbetën zhgënjyer nga loja me dy tablo e skuadrës së tyre. Një tjetër Valbonë nga ajo e pjesës së parë, pasi në pjesën e dytë gjithçka nisi të venitej. Të pakënaqur kanë qenë dhe drejtuesit e klubit, të cilët kurrë nuk e prisnin një rezultat të tillë në shtëpi ndaj fqinjëve. Kukësi konsiderohet si një kundërshtar rival dhe ky trepikësh mund të rëndojë në fund për tropojanët.

Drejtuesit kanë vendosur që të mos ketë pushim për ekipin dhe nga dje ka nisur puna për ndeshjen e radhës, ku i pret transferta e “ferrit” në Vlorë. Humbja është analizuar me imtësi nga klubi tropojan dhe lojtarët janë paralajmëruar që të bëjnë kthesën, në mënyrë që të mos shkohet te masat ndëshkuese, duke filluar nga gjobat për rezultate negative.

ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"