Valbona i merr pikë Kastriotit, trajneri Nica i zhgënjyer nga ekipi. Gjoni: Na u mohua një penallti
E ka nisur me një barazim pa gola trajneri Vladimir Gjoni aventurën në krye të Valbonës. Skuadra e tij u ka marrë një pikë krutanëve, të cilët kishin ardhur të frymëzuar për fitore. Valbona dhe Kastrioti nuk kanë shënuar gola, por kanë dhuruar emocione me një lojë të bukur dhe raste për shënim.
NDESHJA – Fillimi i lojës është i ekuilibruar me raste. Lamçe jep sinjalin e parë me një gjuajtje që grushtohet nga Puja. Krutanët kundërpërgjigjen me Moses, që ekzekuton bukur një goditje të lirë në pozicion ballor, por topi shkon mbi traversë. Pjesa e dytë flet më shumë për Valbonën, Kamilo gjuan nga rreth 16 metra, grushton bukur Puja. Krasniqi pason bukur me thembër te Llanaj, i cili gjuan brenda zonës dhe topi shkon ngjitur me shtyllën. Në të 71-ën Uahab futet në zonë dhe shënon, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Në minutën e 77-t Valbona kërkon penallti, pasi Lala pengohet në zonë, por gjyqtari vijon lojën. Takimi mbyllet me rrjeta të paprekura.
NICA – Pas ndeshjes me Vlabonën, trajneri i Kastriotit, Stavri Nica, u shpreh: “Jam i zhgënjyer nga loja e ekipit tim në këtë ndeshje. Kishim ardhur për tri pikët, por nuk e realizuam objektivin. Nuk mund të vazhdohet kështu, pres reagimin e lojtarëve në vazhdim”.
VALBONA – KASTRIOTI 0-0
VALBONA: Hoxha, Zeqiraj, Lamçe, Mashi, Lala, Aluku, Uesli (Alinani 73′), Kamilo, Laval (Balla 68′) Llanaj, Krasniqi,; (Në dispozicion: Marku, Doçi, Jetishi, Vidrica). Trajner: Emiljano Gega
KASTRIOTI: Puja, Qyra, Krasniqi (Zuna 57′), Mauricio, Doseh, Moses, Kuka, Arrojo, Hoxha (Hodo 57’, Ajazi (Musaj 46′), Kapllanaj (Ymeri 46′);(Në dispozicion: Jaupllari, Xhafa, Ymeri, Musaj, Hodo (Hoxha 57′), Zuna). Trajner: Stavri Nica
Kartonë të verdhë: Zeqiraj 46′, Krasniqi 57′, Alinani 72’, Uesli 73′, Llanaj 78′ / Moses 50′, Hodo 66′
Gjyqtarë: O. Çela, D. Koroveshi, D. Mile(Lushnjë)
Vëzhgues: Agron Kastrati (Shkodër)
Delegat: Sabri Kalleshi (Shijak)
Gjoni: Na u mohua një penallti
Trajneri i Valbonës, Vladimir Gjoni, pas barazimit të djeshëm tha: “Rikthehem në shtëpi, pas daljes kampion në të Dytën. Erdha me dëshirën e madhe për të bërë më të mirën. Respekt për presidentin e Valbonës dhe sportdashësit tropojanë. Jam mbështetur prej tyre dhe shpresoj shumë që kjo të mos më mungojë më pas. Falënderoj çunat për lojën e bukur. Do të kisha dëshirë të fitonim, pasi i kishim mundësitë. Rastet nuk munguan, na u mohua dhe një penallti”.
ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"