Valbona me probleme, Aluku: Të marrim pikë ndaj vorakëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2024 | 21:54

Valbona me probleme, Aluku: Të marrim pikë ndaj vorakëve

Valbona kërkon të mbijetojë në Kategorinë e Parë, por do ta ketë shumë të vështirë, pasi psikologjikisht po krijohet ideja e një prej skuadrave të piketuara për të Dytën.

4844228138739176865

Në këtë situatë, tropojanëve u duhet të rikuperojë sa më shpejt pikët e humbura, sidomos ato në shtëpi. Skuadra është përgatitur me kapacitet të plotë për sfidën ndaj Vorës, ku në fushën e tyre nesër presin të marrin pikë. Vështirësitë janë prezent te Valbona, pasi kanë mungesa të rëndësishme para kësaj ndeshje të madhe, duke nisur që nga trajneri e deri te titullarët.

Afro 4-5 lojtarë të dëmtuar e me kartonë dhe mungesa e trajnerit të parë e bëjnë skuadrën që të mos kërkojë më shumë se një pikë ndaj Vorës.

Gjithsesi, mesfushori Esmerald Aluku ka besueshmëri edhe te lojtarët e tjerë që do të zëvendësojnë titullarët me probleme. Për “Panorama Sport”, Aluku u shpreh: “Sigurisht që është një ndeshje e madhe për ne dhe do të jetë e vështirë për të marrë pikë ndaj Vorës. Skuadra ka mungesa dhe do ta ketë tepër të vështirë këtë përballje.

VALBONA

Ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën. Edhe ata titullarë që na mungojnë, do të kenë dublantët e tyre në fushë që përkushtohen ashtu sikurse edhe ata vetë. Jam i bindur se më të vështirë do të ketë Vora përballë nesh. Ata kanë presionin e fitores, ndërsa ne do të mundohemi thjesht t’i shkëpusim ndonjë pikë”.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"