Valbona pa timonier pas largimit të Vladimir Gjonit, zv.trajneri Qelia karikon ekipin para Vorës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2024 | 15:56

Valbona pa timonier pas largimit të Vladimir Gjonit, zv.trajneri Qelia karikon ekipin para Vorës

Valbona që nga e shtuna e kaluar është pa trajner. Drejtimin e skuadrës e ka marrë zv.trajneri Osman Qelia. Nga e hënë tropojanët kanë nisur përgatitjet për Vorën, takim të cilin do ta luaj të dielën në shtëpi. Në një prononcim për “Panorama Sport”, në lidhje me pragndeshjen me Vorën, zv.trajneri Qelia u shpreh:

valbona

“Valbona po kalon disa vështirësi edhe për faktin se grupi nuk është i plotë. Kemi mungesa titullarësh, por stafi mjekësor po bën të pamundurën për t’i rikuperuar deri të dielën. Ende nuk kemi një 11-she titullarësh, por shpresoj se deri në fundjavë, ekipi mund të plotësohet edhe Kovaçin e Krasniqin, të cilët na munguan në Shijak. Valbona ka rrezikuar shumë deri tani duke lënë shumë pikë gjatë rrugës. Gjithsesi, jemi ende në kohë për të rikuperuar edhe pse kampionati hyn në faza të vështira.

Te të gjitha skuadrat nuk kërkohet më lojë argëtuese, por vetëm pikët. E për këtë, duhet të jemi me këmbë në tokë, ku të paktën të marrim pikët brenda fushës sonë. Kështu që ndaj Vorës na bën punë edhe barazimi, pasi kundërshtari gëzon një formë të mirë. Sigurisht do të jetë e vështirë për ne për të marrë pikë në këtë takim, por në fushë do të japim gjithçka për t’ia dalë”.

ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"