Van Dajk i vetëofrohet Realit, madrilenët i kthejnë përgjigje agjentit të mbrojtësit
Van Dajk nuk jep shenja rinovimi te Liverpuli dhe kështu në fund të sezonit do të jetë lojtar i lirë. Zërat në Spanjë tregojnë se mbrojtësi holandez i është vetëofruar Realit.
Klubi madrilen megjithatë i ka dhënë përgjigje negative agjentit të mbrojtësit. Gjithçka do të konkretizohej në verë, kur kapiteni i Liverpulit të jetë 34-vjeç.
Aktualisht Reali është i interesuar vetëm për një lojtar të Liverpulit. Bëhet fjalë për Trent Aleksandër-Arnold, të cilit po ashtu i përfundon kontrata në verë.
Drejtuesit e klubit anglez do të kenë shumë punë me repartin e mbrojtjes në verë. Aktualisht çfarë bie në sy është se sezoni po shkon si duhet me Slot, skuadra e të cilit kryeson Premier Ligë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"