Varësia ndaj dyshes së sulmit, Vllaznia fiton sërish pa golat e Balajt e Malës
Fitorja nga Teutës ditën e shtunë do të shënonte ndeshjen e dytë këtë sezon ku Vllaznia triumfoi pa golat e Balajt dhe Malës. Dyshja kryesore e sulmit shkodran nuk arriti të gjente rrjetën ndaj durrsakëve.
Pavarësisht lojës së tyre shumë të mirë dhe kontributit të padiskutueshëm, ku Balaj madje dhuroi edhe asistin për golin e fitores, i shënuar nga Gruda. Vendimtar me gola në fitoren 2-1 ishte sulmuesi i sipër përmendur e po ashtu edhe Bajrami me rrjetën e parë sezonale.
Kjo rezulton të jetë fitorja e dytë këtë sezon, ku për Vllazninë nuk shënon një mes Balajt dhe Malës. Një sukses i tillë nuk ndodhte që nga java e parë e kampionatit për sezonin 2024-2025, ku Vllaznia në hapje të edicionit do të fitonte 0-1 ndaj Partizanit në transfertë.
Trepikësh, që do të sigurohej nga një gol i Rejan Alivodës. I riu tashmë është larguar nga shkodranët, ku aktivizohet në Emiratet e Bashkuara Arabe me ekipin e Ittihad Kalba.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"