Vazhdojnë largimet te Shkumbini, një tjetër futbollist përshëndetet me peqinasit
Nga Shkumbini ka pasur shumë largime të futbollistëve që ishin pjesë e klubit në sezonin e fundit në Kategorinë e Dytë.
Një prej tyre është edhe mbrojtësi elbasanas Leodor Bërdufi, i cili pas katër sezonesh në radhët e bardhekaltërve, pranon se e pati disi të vështirë largimin për mënyrën se si rrodhën ngjarjet. “E konfirmoj se tashmë e ardhmja ime nuk do të jetë më në Peqin.
Duhet ta pranoj se ka qenë një eksperiencë shumë pozitive, në një ambient që e do shumë futbollin. Do të kisha dashur që të mos kisha një largim kaq të ‘ftohtë’, por gjithsesi e tillë është situata në shumë klube të futbollit shqiptar. Tani jam i përqendruar tek e ardhmja dhe jam duke shqyrtuar dy oferta”, deklaroi Bërdufi për gazetën.
F.AHMETI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"