Vendi i dytë në rrezik, Partizanit i rritet… “pulsi”! Kampionët regjistrojnë vetëm një fitore nga 11 ndeshjet e fundit në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2024 | 12:02

Vendi i dytë në rrezik, Partizanit i rritet… “pulsi”! Kampionët regjistrojnë vetëm një fitore nga 11 ndeshjet e fundit në Superiore

Pavarësisht se nga kampi i kuq nuk kërkojnë t’i japin rëndësi aq të madhe këtij derbi me Dinamon, duket qartë se nuk është thjesht një ndeshje e radhës dhe fitorja do të kërkohet me patjetër.

PARTIZANI

Kjo duket në mënyrën sesi të kuqtë e kanë përgatitur këtë sfidë dhe në faktin që janë kujdesur në çdo detaj. Përveç kësaj, ka disa arsye qartësisht të dukshme se kjo ndeshje ndaj Dinamos është një derbi i rrezikshëm dhe delikat. Skuadra e kuqe kërkon që pas një humbjeje dhe dy barazimesh, të demonstrojë forcën ndaj rivalëve të qytetit dhe të tregojë edhe një herë se është e gatshme të ndjekë ritmin e Egnatias, madje edhe t’i afrohet.

Ndoshta nuk kanë përse të sulmojnë me patjetër vendin e parë, por do të duhet të sigurojnë vendin e dytë dhe gjithçka kalon nga Dinamo. Vllaznia (3 pikë) dhe Tirana (4 pikë) tashmë ndjekin nga afër dhe do të tentojnë fort të arrijnë vendin e dytë, që të jep avantazh në finalet e mëdha. Ky presion ndihet në kampin e kuq, që përveç kësaj, kërkohet që në derbin e madh me Tiranën të shkohet me fitore dhe jo me një ngërç prej katër ndeshjesh.

Presioni te Partizani nuk “bërtet”, por ka plot arsye që të ndihet në ajër. Është fakt që Partizani ka marrë vetëm 1 fitore në 11 ndeshjet e fundit në kampionat, por të kuqtë e kanë treguar se kanë cilësi për t’i mposhtur të gjithë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"