Vendim historik nga UEFA/ Protagonist i fundjavës në Superiore, Enea Jorgji caktohet të drejtojë ndeshjen ndërkombëtare në Gjermani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2024 | 14:18

Vendim historik nga UEFA/ Protagonist i fundjavës në Superiore, Enea Jorgji caktohet të drejtojë ndeshjen ndërkombëtare në Gjermani

Enea Jorgji ka qenë protagonisti i kësaj fundjave në Kategorinë Superiore në ndeshjen mes Tiranës dhe Skënderbeut ku disa vendime të tij sollën shumë polemika. Por duket se ajo ndeshje ka qenë “testi” për mesjavën, pasi UEFA ka caktuar Jorgjin të drejtojë një ndeshje ndërkombëtare me një vendim që ka arsye të quhet historik.

JORGJI

Jorgji është caktuar që të drejtojë takimin e të enjtes në Ligën e Konferencës në Gjermani mes Haidenhajm dhe Olimpija Ljubljana. Asistentë të tij, ashtu si në ndeshjen e fundjavës, do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Eldorjan Hamiti.

Ajo që e bën historik këtë emërim nga UEFA është fakti që për herë të parë, në mbështetje të gjyqtarëve shqiptarë që janë në fushë, në sallën e VAR-it do të jenë përsëri gjyqtarë shqiptarë. Kështu, Kreshnik Bajramaj do të jetë përgjegjës i VAR-it, me Juxhin Xhajën si përgjegjës i AVAR.

Kjo bën që për herë të parë në kompeticionet e UEFA-s, të jetë një trupë e plotë gjyqtarësh shqiptarë në drejtimin e një ndeshje në fazën në grupe. Ky duket si një test i mirëfilltë për ta, pasi siç shihet nga emrat e përfshirë, të gjithë janë me stemën e FIFA-s.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"