Vendimi/ Asambleja e fundit e KOKSH-it, Gjykata e Tiranës nuk e regjistron

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2024 | 13:22

Vendimi/ Asambleja e fundit e KOKSH-it, Gjykata e Tiranës nuk e regjistron

Ndonëse Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar vijon normalisht punën, teksa një pjesë e madhe e administratës, me në krye presidentin Fidel Ylli, kanë mbërritur në Paris për Lojërat Olimpike, ky institucion ka marrë një tjetër goditje nga gjykatat.

auto_asambleja1721843724

Këtë herë është Gjykata e Tiranës ajo që nuk ka pranuar të certifikojë Asamblenë e Përgjithshme të zakonshme të mbajtur më 29 qershor të këtij viti, duke mos e regjistruar atë. Në asamblenë në fjalë ndër të tjera u miratua anëtarësimi i 2 federatave dhe 4 shoqatave sportive. Më konkretisht Federata Shqiptare E-Sport (video lojëra), Federata Shqiptare e Regbisë, Shoqata Kombëtare e Fencing (shpata), Shoqata Kombëtare e Kolombofilëve (e pëllumbave), Shoqata Kombëtare e Triathlon dhe Shoqata Kombëtare e Surfing. Gjithashtu, u miratua zgjedhja e anëtares më të re të Komisionit të Verifikimit dhe Etikës (KVE), si edhe u votua pranimi i 11 Arbitrave të KAS-it.

Por Gjykata e Shkallës së parë të rrethit gjyqësor Tiranë ka refuzuar regjistrimin e kësaj asambleje. Në vendimin e marrë më datën 19 korrik 2024, gjykata ka vendosur se kërkesa e Presidentit Fidel Ylli për regjistrimin e vendimeve dhe Asamblesë së Përgjithshme të datës 29 qershor është e pabazuar në ligj dhe në statut, gjë që ka sjellë edhe refuzimin e regjistrimit. Kujtojmë se gjithçka vjen vetëm pak javë pas vendimin nga KAS-i i Lozanës, ku Federata Shqiptare e Futbolli fitoi çështjen ndaj KOKSH-it.

Këshilli i Arbitrazhit Sportiv (KAS) i Lozanës rrëzoi të gjitha vendimet e asamblesë së 10 janarit 2021 të KOKSH-it, duke nisur nga shkarkimi i ish-presidenti Viron Bezhani, si dhe bëri nul ndryshimet statutore, që i hapën rrugë zgjedhjes së mëvonshme të presidentit Fidel Ylli në krye të KOKSH.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"