“Vendimi i gjyqtarit Xhaja ishte i drejtë”/ Pano debaton me Klajdi Kolën: Penallti sade, s’është hera e parë që…
Një episod i minutës së 93-të në derbin mes Partizanit dhe Dinamos, ka shkaktuar debat në studion e “Rubrikës Sportive”, mes specialistit të moviolës Klajdi Kola dhe ish-futbollistit të Partizanit, Ledio Pano.
Klubi i kuq pretendoi për një 11-metërsh të padhënë, ndërkohë që për Klajdi Kolën vendimi i gjyqtarit Juxhin Xhaja për të mos e akorduar këtë penallti ishte i drejtë.
Nuk ndan të njëjtin mendim, Ledio Pano, i cili e shikon si penallti sade, rastin e minutës së 93-të.
PJESA NGA DEBATI NË STUDIO:
KLAJDI KOLA: Ka qenë vendim i drejtë nga gjyqtari për vazhdimin e lojës.
LEDIO PANO: Aty s’ka vendim të drejtë, aty ka një penallti, sepse nuk ka një prekje të lehtë. Është penallti sade!
KLAJDI KOLA: Jo çdo prekje në futboll është penallti.
LEDIO PANO: Nuk është hera e parë që gjyqtari Xhaja merr të tilla vendime. Çdo prekje brenda zonës është penallti.
KLAJDI KOLA: Nuk është kështu.
LEDIO PANO: Prekja ka filluar te kërciri dhe ka mbaruar te kavilja. Ajo është penallti sade.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"