“Vendosa karrigen prapa derës se mos më futej njeri në dhomë”, De Biazi rrëfen natën e parë në Shqipëri: Sot më vjen për të qeshur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2024 | 22:30

“Vendosa karrigen prapa derës se mos më futej njeri në dhomë”, De Biazi rrëfen natën e parë në Shqipëri: Sot më vjen për të qeshur…

Ish-trajneri i Kombëtares, De Biazi, i cili shkroi historinë me kuqezinjtë, ka kujtuar paragjykimet që kishte për shqiptarët përpara se të vinte dhe të firmoste për Shqipërinë.

de biazi 

Në një prononcim të dhënë në “Top Channel”, De Biazi rrëfeu frikën për vjedhjen që mund t’i bëhej nga shqiptarët në natën e parë të qëndrimit në Tiranë. 

“Kur mësova që do të vija në Shqipëri për mua ishte një surprizë. Nuk e njihja ambientin, por kisha një motivacion shumë të madh, doja të dilja jashtë Italisë dhe të provoja një eksperiencë të re. Mendoj që fillimi nuk ishte i thjeshte, ashtu si në çdo gjë në fakt, që në fillim duhet t’i njohësh dhe të punosh me to më pas. 

Sigurisht disa shqiptarë ashtu si edhe disa italian, kur shkuan jashtë vendit të tyre bën edhe ndonjë gjë jo të bukur apo të jashtëligjshme.  

Më kujtohet nata e parë që do të më duhej të flija në një hotel në qendër të Tiranës, vendosa karrigen prapa derës së dhomës për ta bllokuar se mos më futej njeri në dhomë natën. E imagjinoni se si krijohen disa perceptime dhe paragjykime për disa njerëz.  

Sot i kujtoj këto gjëra dhe më vjen për të qeshur, por 12 vite më parë kur erdha në atë kohë e ndjeja se duhet të veproja ashtu, që të isha më i qetë me veten. Më pas jeta ime këtu u përball me shqiptarët që ishin si italianët e shumë viteve më përpara, më të dashur, më bujarë dhe më të sinqertë, të gatshëm për të të ndihmuar. Në fund të fundit tani mendoj që këtu ka shumë më pak njerëz të këqij dhe problematik se në shumë vende të tjera të botës”, deklaroi De Biazi.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"