Vendosi fitoren e Elbasanit, Lleshi: Goli, uroj të jetë ogur i mirë
Arsen Lleshi ishte heroi i Elbasanit në sfidën me Bylisin, teksa më golin e tij i dhuroi tri pikët verdhebluve. Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport”, sulmuesi nuk e fsheh kënaqësinë, e cila erdhi në momentin e duhur, duke e ngjitur Elbasanin në vendin e dytë.
Ai i djeshmi, ishte edhe goli i parë këtë sezon për 24 vjeçarin. “Normalisht që jam i kënaqur për golin, sepse në fund i dha edhe tri pikët skuadrës. E kishim të nevojshme këtë fitore, për të ruajtur ritmin dhe më vjen mirë që përpjekjet e skuadrës u shpërblyen.
Detyra jonë është që t’i marrim ndeshjen me radhë dhe të tentojmë gjithnjë maksimumin. Në aspektin personal shpresoj që ky gol të jetë një ogur i mirë për të shënuar edhe në vazhdim”, u shpreh pas ndeshjes Lleshi.
VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"