Veprimi i turpshëm ndaj arbitrit në ndeshjen Tirana-Besëlidhja, drejtoresha Keçi: Ju kërkoj ndjesë të gjithëve
Drejtoresha e klubit të Tiranës, Deborah Keçi është bërë protagonistë e një ngjarje të turpshme gjatë ndeshjes Tirana-Besëlidhja.
Në një moment të sfidës, ajo u afrua me kufizimin e fushës dhe i vendosi në kokë gjyqtarit fanellën e klubit bardheblu në shenjë proteste. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka kërkuar ndjesë për veprimin e turpshëm ndaj gjyqtarit.
Postimi i plotë
“Në sport, emocionet luajnë një rol shumë të rëndësishëm, jo vetëm për sportistin, por edhe për të gjithë ata që janë të përfshirë. Emocionet gjenerohen nga aktiviteti sportiv dhe nga ana tjetër mund të ndikojnë si tek sportistet, trajneret dhe drejtuesit e ekipeve. Si ish sportiste qe vazhdoj akoma te ushtroj aktivitet sportiv dhe te ndjej akoma emocione dhe kenaqesi nga sporti, si drejtuese e nje ekipi me emer në historinë e sportit shqiptar, është shumë e veshtirë të pranosh në heshtje dhe me kenaqesi nje padrejtesi qe i behet mundit dhe djerses se sportisteve dhe pasionit te tyre. Kush ka qene sportist kupton dhe ndjesine nga padrejtesia, kush vazhdon ndjek sportin nëpër botë, shikon dhe reagimet e sportisteve, trajnereve dhe drejtoreve ekzekutiv. Por, në cilësinë e Drejtoreshës Ekzekutive, ju kërkoj ndjesë sportdashësve të pranishëm dhe shikuesve”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"