Veselinoviç i kursyer, prurjet e merkatos “gozhdohen” në stol te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2024 | 15:12

Veselinoviç i kursyer, prurjet e merkatos “gozhdohen” në stol te Partizani

Nëse vjet mund të thoshim se Partizani është një nga skuadrat me më shumë lojtarë dhe opsione në stol, këtë edicion ky konstatim nuk qëndron edhe aq.

veselinovic

Të paktën duke parë zëvendësimet që Veselinoviç bën, ai kufizohet në disa emra të caktuar lojtarësh dhe pjesa tjetër duket se nuk e bindin. Në mesfushë, nëse luan Ismaili në formacion, Veselinoviç aktivizon Taipin nga stoli, teksa në mbrojtje lëvizja e vetme që ka bërë është Zguro për Buxhelajn. Në sulm nga stoli është preferuar sistematikisht Bintsuka dhe ndonjëherë Keko.

Pjesa tjetër e stolit përgjithësisht janë të rinj të talentuar, që presin shansin e tyre. Përmendim këtu emra si Osmanllari, Janjeva, Mintongo, Shanaj, Kote, Rifa apo Piloto. Zëvendësues është kthyer edhe Preka, teksa për tu shënuar është fakti se pjesa më e madhe e lojtarëve “të gozhduar” në stol, janë të ardhur nga merkatoja.

Futbollistë si Osmanllari, Mintongo apo Piloto po “zhduken” ende pa u mësuar me klimën e Tiranës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"