KATEGORIA E DYTË/ 20 gola në 6 ndeshje! Oriku vazhdon marshimin, Tomori dhe Devolli ngecin në shtëpi. Ja rezultatet (VIDEO)
U luajtën ditën e sotme 6 duelet e vlefshme për Kategorinë e Dytë, që prodhuan në total plot 20 gola. Në sfidën e Grupit A, Veleçiku mposhti me rezultatin 1-3 Adriatikun, ndërkohë në 5 duelet e vlefshme për Grupin B, spikasin fitoret e Orikut, Maliqit dhe Turbinës.
Hapa fals në shtëpi kanë regjistruar Tomori dhe Devolli respektivisht përballet Këlcyrës dhe Delvinës.
Skuadra e Luftëtarit ishte pushim në këtë javë, teksa tashmë kreun e ka marrë Oriku me 32 pikë, 1 më shumë se gjirokastritët që kanë një ndeshje më pak.
REZULTATET:
GRUPI A
Adriatiku – Veleçiku 1-3
Torra 52′ / Shekaj 36′ (p), Zaraj 84′, Brojaj 89′
GRUPI B
Maliqi – Memaliaj 5-0
Ibrahim 37′ , Pero 55′ , Adeoje 66′ , 87′, Xaka 90′
Tomori – Këlcyra 1-1
Oulare 52′ / Shehu 81′
Shkumbini – Turbina 1-3
Nexha 26′ (p) / Çema 29′, 75′ Ageja 31′
Oriku – Butrinti 1-0
Ekoro 39′
Devolli – Delvina 2-2
Nallbati 71′, Ivani 90′ (p)/ Jushi 60′ (p), Arrojo 90′ (p)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"![](https://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)