Postuar: Tetor 11, 2024 | 18:29
Vetëm 3 kuqezinj, njihuni me formacionin më të shtrenjtë të sfidës Çeki-Shqipëri (VLERA)
Shqipëria do të luajë sot në transfertën e Çekisë. Sfida merr jetë në orën 20:45 dhe vlen për raundin e tretë të grupeve në Ligën e Kombeve.
Sipas “Transfermarkt”, formacioni më i shtrenjtë në këtë takim kap vlerën e 135 milionë eurove. 3 janë përfaqësues të Shqipërisë, ndërsa 8 të tjerët mbrojnë ngjyrat çeke.
Mitaj, Asllani dhe Muçi janë më të shtrenjtët në pozicionet e tyre. Interesant fakti që Muçi nuk preferohet titullar nga trajneri Silvinjo
Formacioni më i shtrenjtë: Kovar, Mitaj, Krejçi, Vitik, Kufal, Asllani, Suçek, Muçi, Hlozek, Çerni, Çvançara
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"