Vetëm Guardiola ka bërë më mirë, Slot: Jemi në rrugën e duhur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2024 | 23:15

Vetëm Guardiola ka bërë më mirë, Slot: Jemi në rrugën e duhur

Vetëm Pep Guardiola i ka fituar 10 ndeshjet e para në të gjitha kompeticionet në më pak ndeshje sesa Arne Slot, i cili i ka fituar këto ndeshje në vetëm 11 takime: e vetmja humbje që rëndon mbi skuadrën e tij këtë sezon është ajo ndaj Notingem Forestit në “Anfield” 1-0.

slot

Të tjerat janë të gjitha fitore. 21 pikë në kampionat në 8 javë, 15 gola të shënuar dhe vetëm 3 të pësuar. Këto janë shifra që lundron një skuadër e cila mund të pretendojë gjithçka këtë sezon. Ndërsa Guardiola i fitoi të 10-ta ndeshjet e tij të para në stolin e Mançester Sitit.

“Jemi në rrugën e duhur. Fituam një ndeshje kundër një rivali të vështirë siç është Çelsi. Jemi në situatën më të mirë të mundshme, por kemi ende shumë rrugë përpara. Nuk mund të flasim në këtë moment për trofe”, tha trajneri holandez.

“Kemi luajtur vetëm tetë javë dhe kemi edhe 10 ndeshje. Por unë jam shumë krenar për punën që këta djem po bëjnë dhe se si përmirësohen çdo javë. Duhet të vazhdojmë të rritemi nëse duam të fitojmë trofe”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"