Vetëm kampionët e Egnatias me pikë të plota, ja renditja e Superiores pas përfundimit të 2 javëve të para 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2024 | 22:00

Vetëm kampionët e Egnatias me pikë të plota, ja renditja e Superiores pas përfundimit të 2 javëve të para 

Dueli mes Elbasanit dhe Teutës, uli siparin e javës së dytë të Superiores, mbrëmjen e sotme. Interesant është fakti, se në këto 2 jave, skuadra e cila ka arritur të sigurojë pikë të plota është vetëm Egnatia, kampionia në fuqi. 

egnatia-laci

Ndërkohë për sa i përket fundit të tabelës, shijen e pikëve nuk e kanë provuar ende blutë e Dinamos. Në ndjekje të Egnatias në këto 2 javë të para janë vendosur Elbasani me 4 pikë dhe Vllaznia po me 4 pikë. Start jo fort pozitiv edhe për Laccin dhe Skënderbeun që kanë grumbulluar vetëm 1 pikë.  

REZULTATET E JAVËS SË DYTË: 

ELBASANI-TEUTA 3-0 

BYLIS-DINAMO 1-0 

VLLAZNIA-TIRANA 2-2 

PARTIZANI-SKËNDERBEU 2-1 

EGNATIA-LAÇI 2-1 

RENDITJA: 

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"