Vetëm një dilemë për derbin me Tiranën, Zabërgja sërish në qendër të sulmit dinamovit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2024 | 10:55

Vetëm një dilemë për derbin me Tiranën, Zabërgja sërish në qendër të sulmit dinamovit

Dinamo është një skuadër që ndryshon pak nga java në javë sa i takon formacionit. Trajneri Ilir Daja, duke pësuar si përparësi pikët për të konsoliduar pozitat në renditje, nuk ka bërë rotacion dhe ndryshimet më shumë janë diktuar nga mungesat.

Dinamo

Për derbin e sotëm me Tiranën pritet që të zbresë në fushë po ai formacion që ishte edhe në transfertën e Laçit. Te blutë duket se ka një dilemë mes Karambës dhe Qefalijës, me ish-lojtarin e Tiranës që këtë herë ka më shumë shanse të nisë si titullar. Nuk përjashtohet as mundësia që të dy të jenë në fushë që në start dhe në këtë rast nuk është e qartë se kujt do t’i takojë të ulet në stol.

Para portierit Sali do të rreshtohet katërshja tashmë e kon firmuar me Meksin dhe Lorran në krahë dhe Ditën e Alijin në qendër. Përpara tyre do të jenë si zakonisht Toli dhe Gudiabi, dy lojtarë që e ndihmojnë skuadrën në të dyja fazat e lojës.

SULMI – Edhe këtë herë Baton Zabërgjës do t’i duhet të bëjë qendërsulmuesin, një pozicion që 23-vjeçari e ka bërë edhe më parë në Kosovë. Në mungesë të Mandelës, trajneri Daja ia ka besuar golashënuesit më të mirë të skuadrës këtë rol.

Nani dhe Vila pritet të pozicionohen në krahët e sulmit, si në Shkodër dhe në Laç. Portugezi luajti vetëm një pjesë në ndeshjen e fundit, pasi mori një goditje, por e ka kaluar plotësisht dëmtimin dhe është gati për të luajtur nga minuta e parë kundër Tiranës.

Mandela, ashtu siç gazeta ka bërë me dije një ditë më parë, do ta nisë derbin nga stoli, sepse ka vetëm dy ditë që stërvitet me grupin. Edhe vetë trajneri Ilir Daja pohoi në konferencë shtypi se sulmuesi nuk do të sakrifikohet, por mund të marrë një minutazh si zëvendësues.

sd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"