Vetëm një muaj nga romanca, Amir Rrahmani i jep fund me modelen se*si! Ish-çifti nisën lidhjen pas ndarjes së futbollistit me Era Istrefin
Vetëm një muaj më parë u raportua për lidhjen e futbollistit të përfaqësueses kosovare, Amir Rrahmani dhe modeles Drita Stublla. Kjo romancë e re vinte pasi muaj më parë u nda nga këngëtarja e njohur Era Istrefi.
Dyshja duket se ishin bashkë dhe kjo u konfirmua nga një video e bërë virale në TikTok. Ata shihen së bashku teksa dalin nga makina. Por vetëm 1 muaj pas këtyre lajmeve, duket se çifti i ka dhënë fund.
Në rrjetet sociale dyshja ka zhdukur njëri-tjetrin, duke konfirmuar kështu fundin e këtij raporti. Ishte fillim dhjetori, kur dy të rinjtë u panë së bashku. Ndonëse asnjëri prej atyre nuk pranoi të fliste për këtë raport, mediat konfirmuan se dyshja ka nisur një raport romantik. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur mes dyshes, por fakti është që aktualisht Drita dhe Amiri nuk ndiqen më në rrjetet sociale.
Amiri nisi një raport me modelen seksi, pas përfundimit të lidhjes që kishte me Era Istrefin. Çifti, që muajt e fundit e bënë këtë lidhje publike, mbyllën atë raport tërësisht në qetësi. Sakaq Drita ka qenë në një lidhje edhe me djalin e Hashim Thaçit, Endrin. Fillimisht u aludua se dy të rinjtë ishin në lidhje, dhe një tregues i mirë për këtë ngjarje ishin rrjetet sociale, përmes të cilave u pa se Endrit Thaçit nuk i ikte asnjë postim i bukuroshes Stublla pa e pëlqyer në Instagram.
Megjithëse këto spekulime asnjëherë nuk u konfirmuan, shpejt qarkulloi edhe lajmi për ndarjen e tyre. Për këtë gjë ka reaguar bukuroshja përmes rrjeteve sociale duke thënë se nuk mund të përfundohet diçka që as që ka nisur.
“Nuk mund të përfundosh diçka që nuk ka ndodhur kurrë”, është mbishkrimi i një fotografie. “Mjaft më me thashethemet e çmendura dhe të ulëta”, shkruan në një tjetër përshkrim. Më pas Drita e ka bërë vetë publike një histori dashurie me biznesmenin e mirënjohur kosovar.
Por pas këtyre historive dashurie që dyshja ka pasur, të dy jetuan një romancë për pak kohë. Ende nuk duhen shkaqet e ndarjes, por ajo që dihet është se aktualisht futbollisti i dashur për publikun dhe modelja seksi janë sërish single.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"