Postuar: Nëntor 10, 2024 | 12:36
Vetëm një mungesë, Nevil Dede bën gati “kurthin” për Tiranën
Bylisi në ndeshjen që do të zhvillojë nesër pasdite në “Niko Dovana”, ndaj Tiranës do të ketë një mungesë të sigurt, atë të ganezit, Ofori që mori karton te kuq në sfidën me Laçin në Ballsh, të hënën e shkuar.Duket se alternativat janë të shumta dhe në Ballsh e kanë gjetur edhe zëvendësuesin.
Sulovari pritet që të luajë në qendër, ndërsa Treni pritet që të zhvendoset në krah. Një alternativë është edhe Ualison. Gjithsesi, skuadra ka punuar shumë këtë javë dhe të gjithë kanë besim për një rezultat pozitiv.PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"