Vetëm një triumf në 12 javë, kampionët e Partizanit janë në “krizë”
Pas kësaj humbjeje me përmbysje ndaj Dinamos, mund të themi se Partizani po përjeton zyrtarisht një krizë rezultatesh në kampionat, që është një vazhdimësi e rezultateve të nisura që më 11 nëntor të vitit të kaluar në barazimin 1-1 ndaj Egnatias.
Në atë moment skuadra drejtohej nga drejtori sportiv, Arbër Abilaliaj, me të cilin u regjistruan disa fitore radhazi, por më pas skuadra ngeci në një seri prej plot gjashtë barazimesh radhazi dhe një humbjeje ndaj Erzenit në ndeshjen e fundit të vitit në Superiore. Me ardhjen e trajnerit Shehi, skuadra e kuqe u kthye te fitorja ndaj Teutës. Loja e mirë vijoi edhe ndaj Laçit, por dy gola të pësuar në fund përmbysën rrjetën e Mensahut dhe kthyen te Partizani gjendjen e pasigurisë.
Pas kësaj humbjeje, të kuqtë barazuan mes polemikash me Vllazninë, teksa seria e rezultateve 1-1 vijoi edhe ndaj Egnatias në një ndeshje shumë të luftuar. Të shtunën mbërritëmte sfida ndaj Dinamos, ku skuadra nuk dha përgjigjet e duhura. Është fakt që Shehi e gjeti Partizanin mes “etjes” për rezultate, por tashmë i lind detyra që ta ngrejë dhe ta shndërrojë në një “bishë” para “Final 4”-it.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"